Tirana fiton Kupën e Shqipërisë


Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

21:42 31/05/2017

Tirana e rënë në Kategorinë e Parë fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u kualifikua në Europa League. Një fund disi ngushëllues për bardheblutë që mundën pas pjesëve shtesë me rezultatin 3 – 1 Skënderbeun në finalen e luajtur në Elbasan.

Kjo sfidë u vendos nga lojtarët afrikanë të Tiranës, shënues të të 3 golave. Tifozët kryeqytetas qëndruan në stadium për rreth 25 minuta, duke hedhur parrulla kundër presidentit Refik Halili dhe me tymueset e lëshuara në pistën e vrapimit shtrënguan gjyqtarët të ndalnin sfidën për disa minuta.

Tirana shënoi e para me Edeh në minutën e 20’ edhe pse deri në atë moment Skënderbeu shfaq më i rrezikshëm. Gjatë pjesës së dytë të dy trajnerët kryen ndryshme në formacion. Skënderbeu realizoi golin që çoi sfidën në shtesë. Radas shënoi pak minuta para fundit.

Lojtarët e Tiranës nuk u dorëzuan. Fillimisht Moise dhe më pas Merveille me 11-metërsh realizuan golat që vulosën triumfin bardheblu. Tirana tani numëron 16 Kupa të Shqipërisë, më shumë se çdo ekip tjetër.

/Tv Klan

 






Të ngjashme