Vrasje me armë zjarri në Himarë
Motivet e dobëta i kanë marrë jetën një burri këtë të enjte në Borsh të Himarës. Ngjarja ndodhur rreth orës 09:30 në lagjen “Shkallë” të këtij qyteti.
Viktima është 79 – vjeçari H. Brahimaj, i cili është qëlluar për vdekje në banesën e tij. Autori, Sokrat Xhuveli, 57 – vjeç ka shkuar në shtëpinë e Brahimajt dhe e ka qëlluar atë me çifte, duke e lënë të vdekur në vend.
Autoritetet kanë vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.
Në njoftimin e saj, policia sqaron se ngjarja paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pa specifikuar detaje të tjera.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al