Vdekja e efektivit të policisë, Ministri Demiraj merr pjesë në ceremoninë mortore


Vdekja e efektivit të policisë, Ministri Demiraj merr pjesë në ceremoninë mortore

18:33 01/06/2017

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako morën pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të Policisë, Lorent Duli, i cili humbi jetën tragjikisht duke kryer detyrën shtetërore.

Demiraj ishte edhe në familjen e të ndjerit ku u shprehu ngushëllimet më të thella në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të afërmve dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të pakursyer.

Po ashtu ministri Demiraj vizitoi në spital edhe dy punonjësit e tjerë të plagosur, duke iu uruar shërim të shpejtë./tvklan.al

 






Të ngjashme