
Eksplozivet me celular kapet i treti
Një person i tretë u arrestua nga policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor i dy të dyshuarve së atentateve të mbetura në tentativë me eksploziv në këtë qytet. Astrit Sinani 38 – vjeç dyshohet se ka bashkëpunuar me Thanas Thomën dhe Gentian Kllogjrin për vendosjen e eksplozivit me 6 maj në veturën e Fuat Verzivollit, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Po ashtu ata dyshohet se janë përgjegjës edhe për vendosjen e eksplozivit në një shkallët e një pallati, pranë lokalit në pronësi të Besnik Brrakës me 22 maj. Policia e Elbasanit, procedoi në gjendje të lirë edhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Dy eksplozivet u çaktivizuan nga specialistët e njësisë xheniere të RENEA. Të arrestuarit dyshohet se janë paguar për vendosjen e eksplozivëve nga persona të tretë, ende te paidentifikuar. Specialistët e krimeve thonë se shkak për atentatet mund të jenë bërë konfliktet që mund të jenë mbartur nga jashtë vendit, si pasoje e aktiviteteve të paligjshme.
Tv Klan