Homologu austriak uron Demirajn: Të thellojmë partneritetin rajonal
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka ka uruar për marrjen e detyrës Ministrin e Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, duke vlerësuar përvojën e tij dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë.
Në një njoftim për mediat thuhet se Sobotka i kërkoi Ministrit Demiraj bashkëpunim për të thelluar partneritetin rajonal në kuadër të Forumit të Salcburgut dhe Konventës së Bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore./tvklan.al