Basha: Kryeministrit t’i pritet mandatit, siç bën OSHEE me dritat
Për kreun e Partisë Demokratike, nëse një kryeministër nuk mban premtimet, ai duhet shkarkuar. Duke folur në një takim elektoral në Pogradec, Lulzim Basha tha se qytetarët duhet të kenë të drejtën që nëse kryeministri që vjen me premtime dhe nuk i mban ato, atëherë populli sipas tij, duhet ta zgjidhë kontratën, njësoj siç bën OSHEE kur qytetarët nuk paguajnë dritat. Ai premtoi se me republikën e re, qytetarët do të kenë në dorë pushtetin.
“
Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e marrëveshjes politike dhe ndryshimi i parë do të bëjë të mundur që deputetët që nuk u përgjigjen njerëzve, nuk do të prisni katër vjet, por mund t’i shkarkoni në mes të mandatit, ky është ndryshimi kushtetues. Sa më takon mua, i njëjti rregull duhet të përdoret edhe për kryeministrin. Ky është një rregull amerikan, që funksionon nga Kalifornia e deri në shtetet më të fuqishme të SHBA. Nëse nuk mban premtimet, populli duhet të zgjidhë kontratën, njësoj si çdo marrëdhënie tjetër kontraktuale. Kur nuk paguani, OSHEE i pret dritat. Kur Edi Rama, kur kryeministri nuk mban fjalën, duhet të prisni katër vjet. Jo, ju duhet të keni mundësinë të shkarkoni dhe do ta keni me Kushtetutë. Do të ndryshojë sistemi dhe rregullat me qëllim që fijet t’i ketë në dorë populli”.
/tvklan.al