Basha: Vota për LSI -në, vota në gjol
Që prej nisjes së fushatës elektorale, Lulim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe nga Pogradeci, kreu i demokratëve hodhi akuza ndaj LSI-së, që sipas tij i detyroi banorët e kësaj zone të anëtarësohen në këtë parti, në këmbim të vendeve të punës.
Pogradecarët i ftoi që në 25 Qershor t’i ndëshkojnë me votë partitë e pazarit të vjetër politik.
Fijet e pushtetit me republikën e re tha Basha do t’i kenë qytetarët, ndaj dhe propozoi që pjesë e ndryshimeve kushtetuese të jetë edhe shkarkimi i Kryeministrit nga populli, në rast se nuk mban premtimet.
Basha tha se vjen në këtë fushatë me një program ambicioz ekonomik, që sipas tij synon uljen e taksave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe ka për qëllim që çmimi i naftë dhe i energjisë të jenë më të ulëtat në rajon.
Tv Klan