Horoskopi 3 Qershor 2017


Horoskopi 3 Qershor 2017

09:01 03/06/2017

Dashi – Ju nuk duhet të jeni një gjeni apo të bëni diçka të jashtëzakonshme në mënyrë që njerëzit t’ju vënë re. Është koha që të merrni në dorë frenat e jetës dhe të realizoni ëndrrat tuaj. Mos e lini veten pas dorë, pasi do pendoheni. Ushtroni aktivitet fizik.

Demi – Kohët e fundit keni humbur lirinë, prandaj bëni mirë të dilni nga zinxhirët. Tregohuni njerëzve se çfarë doni dhe kur doni. Shijoni fundjavën dhe mos mendoni shumë gjatë. Ndonjëherë gjërat janë më të thjeshta sesa ju i mendonit.

Binjakët – Nëse kishit planifikuar një takim me doktorin, sot është dita për ta bërë, pasi keni kohë që e shtyni. Shëndeti juaj është pasuria juaj më e vlefshme dhe meriton aq shumë kujdes. Pasditja do të jetë plot surpriza.

Gaforrja – Qëndroni më këmbë në tokë dhe mos lejoni askënd të përfitojë prej jush. Bujaria dhe besimi që keni ndaj të tjerëve do ju merret për dobësi, prandaj ndryshoni sjellje. Kaloni kohë me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur. Beqarët do kenë takime interesante.

Luani – Nuk është koha për gjykime sipërfaqësore dhe vendime të parakohshme. Situata që po përballoni meriton një shqyrtim shumë të kujdesshëm. Shikoni interesat tuaja dhe jini të vetëdijshëm për atë që të tjerët mund të qëndrojnë me ju për të fituar.

Virgjëresha – Dëshira juaj për të shkuar përpara mund t’ju përballojë me njerëz ambicioz, por ju mos hiqni dorë. Nëse jeni në një marrëdhënie bëni kujdes, pasi partneri po planifikon diçka, kontrolloni dhe besoni.

Peshorja – Është koha për të marrë disa vendime të cilat po mendoheni prej kohësh. Marrëdhënia juaj ka rënë në qetësi, prandaj duhet të bëni diçka, për ndryshe gjërat do përkeqësohen. Kujdesuni më tepër për veten!

Akrepi – Sot jeni plot energji dhe askush nuk mund t’ju ndalë në qëllimet q ëi keni vendosur vetes. Do të gëzoni vëmendjen e shumë njerëzve dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Është koha për të bër ënjë udhëtim.

Shigjetari – Jeni shumë të mbyllur në mendim dhe nuk keni as dëshirën më të vogël për të dëgjuar të tjerët. Bëni diçka për të ndryshuar. Kaloni kohë me miqtë dhe argëtohuni.

Bricjapi – Mos hezitoni të thoni atë që mendoni. Të gjithë do të respektojnë mendimin tuaj. Nëse jeni ende të pavendosur përsa i përket një projekti në punë, lërjani kohës dhe gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Beqarët do të kenë njohje të reja.

Ujori – Nëse dikur puna ka qenë një motivim për ju, sot gjërat kanë ndryshuar. Ju ka humbur stimuli dhe kreativiteti. Nëse ju ofrohet një mundësi tjetër, mos hezitoni ta pranoni. Jeta sentimentale po shkon sipas planeve tuaja.

Peshqit – Zënkat dhe hatërmbetjet në çift janë bërë të padurueshme, nëse doni të ndryshoni këtë situatë bëni mirë të flisni me partnerin, në të kundërt hiqni dorë sa nuk jeni vonë. Merrni kohën tuaj për të marrë vendime. Bëni një udhëtim për të kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë me ju. Në puna gjithçka po ecën siç e kishit menduar./tvklan.al






Të ngjashme