Ishin shpallur në kërkim, arrestohen tre persona
Policia e Fierit dhe e Lushnjes kanë arrestuar tre persona të shpallur në kërkim, ku një prej tyre ndalohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.
Njoftimi i policisë:
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, në lagjen “Savër”, Lushnje, u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:
Leonard (Miri) Çopani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Kapja e tij u bë pasi dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës eksplozive në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T, ngjarje e ndodhur në datën 01.06.2017, rreth orës 03:00, në vëndin e quajtur Arrameras, Fushë-Krujë.
Gjithashtu, Gjykata e shkallës së Parë Krujë me Vendimin e datës 18.05.2017, ka vendosur për këtë shtetas masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
Manol Memsullaj, 32 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 22.05.2017, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Fallsifikimi i monedhave’’ parashikuar nga Neni 183/2 i Kodit Penal
Fatmir Marra, 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Fier me Vendimin e datës 29.05.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkpunim’’ parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal./tvklan.al