Mister/ Në arkivolin e ish- Presidentit polak, gjenden pjesë trupi që u përkasin njerëzve të tjerë


Mister/ Në arkivolin e ish- Presidentit polak, gjenden pjesë trupi që u përkasin njerëzve të tjerë

10:19 03/06/2017

Autoritetet në Poloni kanë gjetur  në arkivolin e ish- Presidentit Lech Kaczyński pjesë trupi që u përkasin njerëzve të tjerë.

Kaczyński, vdiq gjatë një aksidenti me avion në vitin 2010 pranë qytetit perëndimor të Smolenskut, Rusi

Nga hetimet në arkivolin e ish- Presidentit janë gjetur dhe pjesë trupi të personave të tjerë. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Marek Pasionek tha se, në 12 nga 24 arkivolet që u rihapën përmbanin pjesë trupi të njerëzve të tjerë.

Në këtë mënyrë autoritetet në Poloni kanë ngritur dyshimet se rrëzimi i avionit mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Partia polake për Ligj dhe Drejtësi (PiS), e udhëhequr nga vëllai binjak i Lech Kaczynskit, Jaroslav, ka marrë pushtetin në vitin 2015 ka nisur hetime të reja, raporton Reuters.

Avioni u rrëzua në 10 prill të vitit 2010 dhe në bord ishin 95 personave, mes tyre ish-Presidenti Lech Kaczyński, gruaja e tij, Maria, shefi i Bankës Qendrore të vendit, disa deputetë dhe figura kryesore ushtarake.

Hetimet e para thanë se avioni u rrëzua, pasi kishte shumë mjegull, por nuk kanë munguar dhe pretendimet se kontrollorët e trafikut ajror rus i kanë dhënë direktivat e gabuara ekuipazhit./tvklan.al





Të ngjashme