Tenton të therë me thikë punonjësit e policisë, pranga 32 -vjeçarit
Një 32 – vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanosi ata duke tentuar t’i qëllojë me thikë.
Në pranga ka rënë Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Arrestimi i këtij Gjatës u bë pasi në datën 02.06.2017, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti” Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike. Policia pas arrestimit të tij, ka sekuestruar dhe thikën në cilësinë e provës materiale./tvklan.al