Blushi takim në Kombinat
Petrit Beqiri dhe Eliogert Ozuni janë dy kandidatët që do të përfaqësojnë LIBRA-n, për Kombinatin. Në një takim me banorët e zonës kreu i LIBRA Ben Blushi, tha se Kombinati ka mbetur zona më e varfër në Tiranë.
“
Kombinati ka qenë nga pasuritë më të mëdha që kemi trashëguar pas viteve 90. Kështu e bënë Shqipërinë për 26 vjet Saliu, Edi Rama, Ilir Meta e me radhë. A dini gjë se kë keni deputete ju ne kombinat? A ju kanë ardhur ndonjëherë? Çfarë bëjnë ata kur vijnë tek ju ?Nga çadra s’keni asnjë deputet. Deputetët e zonës tuaj kanë shkuar në parlament vetëm për të bërë dëme . Kanë votuar për të mbushur Shqipërinë me kanabis, apo kanë votuar për ligjin e arsimit të lartë si e si të lënë të rinjtë pa shkollë
”.
Gjithashtu Blushi hodhi serish akuza për klasën politike, e cila sipas tij po ve në rrezik jetën e shqiptarëve, të cilët po konsumojnë ushqim, ujë dhe ajër të ndotur.
Tv Klan