Sadiku dhe Cikalleshi i bashkohen kombëtares
Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të zhvillojë sot përgatitjet e fundit përpara miqësores me Luksemburgun.
Grupit i janë bashkuar edhe dy futbollistët e fundit Sadiku dhe Cikalleshi. Trajneri De Biasi do të zbresë për herë të fundit në seancë stërvitore pasditen e sotme për të përcaktuar formacionin më të cilin do të hedhë në fushë që nga minuta e parë.
Tekniku italian ka provuar në seancat stërvitore modulin 3-5-2, por me ardhjen e sulmuesve Sadiku dhe Cikalleshi mund të vendosë ekipin në rreshtim më sulmues.
De Biasi do të dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp, ku pritet të bëjë të ditur formacionin për takimin e së dielës.
Miqësorja me Luksemburgun është shumë e rëndësishme për italianin për të përgatitur grupin e futbollistëve, me të cilët do të udhëtojë drejt izraelit.
Më 11 qershor përfaqësuesja kuqezi do të impenjohet në ndeshjen zyrtare me kombëtaren e izraelit, takim i vlefshëm për kualifikueset e botërorit të Rusisë./Tv Klan