Vasili: Jo investime fasadë për çadra të vogla


Vasili: Jo investime fasadë për çadra të vogla

23:01 03/06/2017 https://youtu.be/j1qK0Yz7tuY

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u premtoi banorëve të Lushnjes ulje taksash mbi një program që eliminon informalitetin pa përdorur prangat.

“Ne nuk mund të kemi më taksa mbi të ardhura. Ndaj deri në 350 mijë lekë të vjetra, taksa do të jetë zero. Të gjithë ata që fitojnë deri në 100 mijë lekë të reja do ta ketë dy herë më të ulët taksën mbi të ardhura. Gjithashtu edhe ata që fitojnë mbi 200 mijë lekë do ta kenë tre herë më të ulët. Vetëm kështu, informaliteti, paraja që ikën në mënyrë të fshehtë nuk do të ekzistojë më. Ky është program që transformon Shqipërinë, program që ikën nga llafet, largohet nga fasadat, vjen tek tavolina e qytetarit.

Për Vasilin investimet nuk duhen bërë vetëm për fasadën, por për qytetarët.

“Me këtë plan i japim përgjigje një herë e përgjithmonë me vepra konkrete, intrigave konkrete, u japim zgjidhje hallit të qytetarëve dhe nuk u shtojmë taksiratin e radhës së shou-ve të televizorëve, u hapim perspektiva të reja dhe nuk u hapim çadra të vogla”, tha ai.

Në takim ishte i pranishëm edhe ish-kreu i kësaj Partie Ilir Meta që shprehu besim se LSI do të dalë forcë e parë në 25 qershor./ TV KLAN






Të ngjashme