Ja si ndodhi sulmi terrorist i Londrës


Ja si ndodhi sulmi terrorist i Londrës

08:27 04/06/2017

Pa u bërë ende dy javë nga sulmi me bombë në Manchester Arena ku humbën jeten 22 persona, Londra ishte sërish shenjestër e terrorizmit.

Tre xhihadistë u qelluan per vdekje nga policia britanike pasi vranë 7 persona  dhe plagosën 48 të tjerë në dy sulme terroriste ku përdorën një furgon për të shtypur për vdekje këmbësorët dhe thika për të plagosur dhjetra të tjerë.

Gjithçka u zhvillua brenda 8 minutave. Tre xhihadistët po përshkonin me një furgon të bardhë Urën e Londrës kur janë futur mes këmbësorëve me shpejtësi rreth 90 km/h.

Menjëherë pas këtij sulmi, ata braktisën automjetin dhe të armatosur me thika u drejtuan në tregun Borough ku hynë në dy restorante dhe plagosën disa klientë që darkonin.

Këto janë momentet kur policia nisi evakuimin e restoranteve në tregun Borough, vetëm pak minuta pas lajmërimit të parë për ngjarjen

8 minuta pasi ka nisur sulmi degjohën të shtëna armësh.

Të tre xhihadistët humbën menjëherë jetën. Ata mbanin veshur jelekë shpërthyes të cilët më vonë u konfirmuan se ishin fals.

Sipas të dhenave të deritanishme, tre terroristët janë me origjinë mesdhetare, por detajet ende nuk janë publikuar. Sulmi terrorist i së shtunës është i treti gjatë këtij viti që prek Londrën, duke e çuar në 34 numrin e viktimave vetëm gjatë muajve të fundit./ TV KLAN

***

3 xhihadistë janë qëlluar për vdekje nga policia pasi vranë 7 persona me thikë dhe plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Burrat, thuhet se kanë origjinë mesdhetare para se të kryenin sulmin kishi ulëritur “Kjo ëhstë për Allhaun”.

Ata qëlluan me thikë një oficer policie dhe më pas me thika 12 centimetërshe sulmuan klientët në bare e restorante në tregun Borough, të cilin autoritetet e përshkruan si incident terrorist.

Një burrë u qëllua 5 herë në gjoks.

Dëshmitarët thonë se banda hyri me forcë nga dritaret e lokaleve dhe i prenë fytin personave që gjendeshin brenda.

Ata kishin veshur jelekë me boma dhe mund të hidheshin në erë nga momenti në moment.

Ky sulm i tmerrshëm vjen vetëm 12 ditë pas sulmit të Manchesterit dhe 10 javë pas atij të Westminsterit./tvklan.al






Të ngjashme