ISIS feston masakrën në Londër


ISIS feston masakrën në Londër

18:32 04/06/2017

Militantët e Shtetit Islamik kanë përgëzuar sulmet e të shtunës në mbrëmje në Urën e Londrës, që i morën jetën 7 personave dhe lanë të plagosur 48 të tjerë.

"DailyMail" shkruan se në kanalet anonime të mesazheve të lidhura me grupin e terrorit janë shpërndarë me dhjetëra foto, duke festuar masakrën dhe duke u zotuar se do të ndërmarrin më shumë sulme.

Teksa ISIS nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje të rëndë, luftëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për të ndërmarrë sulme me makina e thika në Perëndim gjatë muajit të Ramazanit.

Tre xhihadistë përplasën me furgon 20 persona në Urën e Londrës, pak pas orës 22:00 të mbrëmjes të së shtunës, përpara se të futeshin në tregun Borough duke goditur njerëz të pafajshëm me thikë.

Policia i qëlloi autorët për vdekje. Ata mbanin veshur jelekë që fillimisht u mendua se ishin me eksploziv, por rezultoi se ishin false.

"

Kryqëzatë ndaj britanikëve, që tani jetojnë në një gjendje terrori dhe frike. Ku është Mbretëria juaj e madhërishme tani?

", është një ndër mesazhet e shumta të postuara nga mbështetësit e ISIS./tvklan.al





Të ngjashme