Video/ Filmohet një objekt misterioz mbi qytet
Një objekt me formë të çuditshme e me drita u kap mbi një kodër në Somerset, duke shkaktuar teori të shumta në internet se mund të bëhet fjalë për një anije aliene.
Dritat u kapën pranë Warminster, që njihet si “kryeqyteti britanik i UFO -ve”, pasi për më shumë se 40 vjet janë raportuar raste të shumta të shfaqjes së jashtëtokësorëve.
Ky objekt misterioz, i shtohet kështu listës së gjatë të formave dhe dritave të ndryshme të kapura në qiell dhe të raportuara nga banorët përgjatë dekadave të fundit.
Videoja në fjalë u regjistrua nga një banor zonës. Në të shfaqen drita të shumta që lëvizin në formë rrethi në qiell.
Mbetet e mister se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë të apasionuarit pas teorive konspirative nuk kanë nguruar të thonë se është anije aliene./tvklan.al