Alarmi i rremë për bombë që la 1400 të plagosur
Momente paniku në Torino gjatë finales së Champions League.
Në sheshin”San Carlo” ishin mbledhur rreth 30 mijë persona për të ndjekur sfidën në një ekran gjigand ku shpërthimi i një kapsolli shkaktoi frikë. Të pranishmit u përpoqën të largoheshin, pasi menduan se ishte një bombë.
1400 persona u lënduan, duke u përplasur apo shkelur njëri-tjetrin. Mund të kishte qenë një tragjedi, edhe pse njerëzit e patën të vështirë të largoheshin nga zona.
Tv KLan