Foto/ Ja si u dhunua infermieri nga 45-vjeçari në QSUT
Një 45-vjeçar, i akuzuar për dhunimin fizik të një infermieri në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është arrestuar nga policia.
Në një njoftim të forcave blu thuhet se më 4 qershor u arrestua në flagrancë Bujar Çokaj, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Urgjencën e Q.S.U.T, ka ofenduar dhe goditur me grusht për shkak të detyrës, infermierin R.K., 26-vjeç. Konflikti ka ndodhur rreth orës 01.40 të datës 4 qershor. Mesditën e 3 qershorit Çokaj kishte dërguar të birin me alergji dhe ishte konfliktuar edhe me mjekun, pastaj ishte rikthyer në urgjencë në mesnatë, ku është konfliktuar dhe ka goditur për shkak të detyrës infermierin. Tvklan.al ka siguruar foto të pasojave të dhunës së ushtruar ndaj infermierit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. /tvklan.al