SHBA paralajmëron OKB për Këshillin e të Drejtave të Njeriut


SHBA paralajmëron OKB për Këshillin e të Drejtave të Njeriut

13:52 06/06/2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se po shqyrtojnë rolin e tyre në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley tha se vështirë të pranohej fakti që pesë rezoluta u pranuan kundër Izraelit, një aleat i SHBA, por asnjë nuk u mor në konsideratë në Venezuelë.

Në një artikull për gazetën “The Washington Post” të premten e kaluar, Haley tha se këshilli i 47 vendeve duhet t’i japë fund praktikës së gabuar duke veçuar dhe kritikuar Izraelin.

Ajo tha gjithashtu se nuk është bërë punë e mjaftueshme për të kritikuar Iranin, një vend ku abuzimi me të drejtat e njeriut arrin nivele rekord.

Po kështu, ambasadorja Haley përmendi edhe Venezuelën, e cila prej disa kohësh është e përfshirë nga trazirat politike dhe shumë persona janë vrarë muajt e fundit. /tvklan.al






Të ngjashme