Ministria e Financave kallëzon drejtorin e Tatimeve në Kukës për përfshirje në fushatë


Ministria e Financave kallëzon drejtorin e Tatimeve në Kukës për përfshirje në fushatë

10:16 07/06/2017

Ministria e Financave ka kallëzuar në Prokurori drejtorin e Tatimeve në Kukës Albert Halilaj në bazë të informacioneve që disponon se është përfshirë në fushatë elektorale.

Halilaj akuzohet se është përfshirë drejtpërdrejtë në fushatë në kundërshtim me ligjin për nëpunësit e administratës, që ndalojnë angazhimin në fushatë elektorale gjatë orarit të punës.

Ministria e Financave, e drejtuar nga ministrja teknike Helga Vukaj, bën sërish apel që punonjësit e institucioneve në varësi të saj të respektojnë ligjin dhe të mos përfshihen në asnjë fushatë gjatë orarit zyrtar. /tvklan.al






Të ngjashme