Horoskopi i Dashurisë 7 Qershor 2017


Horoskopi i Dashurisë 7 Qershor 2017

11:18 07/06/2017

Dashi – Sot ndiheni të frymëzuar nga ndjenjat, të cilat shumë shpejt do t’ju dërgojnë në një destinacion romantik e do të jeni shumë të lumtur. Mërkuri i cili ndodhet në shtëpinë tuaj të 3 – të të komunikimit do t’ju japë shumë mundësi për të biseduar dhe për ta kaluar marrëdhënien në një fazë tjetër.

Demi – Një person i ri ka hyrë në botën tuaj dhe mund të themi se ju ka çorientuar pak. Ndërkohë një mik i ngushtë mund të ketë diçka jo shumë pozitive për t’ju shprehur për sa i përket rrethanave të marrëdhënies që keni. Do të keni nevojë për këshilla.

Binjakët – Është koha që energjitë që keni t’i përqendroni në të ardhmen dhe jo me gjëra të vogla në të tashmen. Shmangni frikën që iu bën të mendoni se nuk jeni të guximshëm për një të ardhme romantike. Lejojini vetes momente të reja.

Gaforrja – Mund të dukeni të ftohtë, sikur asgjë nuk iu bën përshtypje, por nga brenda po vloni tepër. Mërkuri i cili ndodhet në shtëpinë e 12 – të të privatësisë do të jetë në avantazhin tuaj. Mos u ndjeni fajtor për ndjenjat që keni, pasi çdo gjë do të marrë kuptim.

Luani – Nuk është kurrë kënaqësi të jesh marrës i energjive negative të dikujt tjetër. Ndërkohë do ta gjeni veten duke u përpjekur që këtyre ndjenjave t’’i rrini sa më larg. Jini të gatshëm t’i shprehni mendimet tuaja dhe të tregoni sfidën emocionale, pasi heshtja nuk do të ishte gjë e mirë.

Virgjëresha – Planet kryesore që Mërkuri ka për ju po ecin me hapa të shpejtë dhe shtëpia e 10 – të e karrierës po përgatit një bashkëbisedim të mirë për të treguar qëllimet që keni. Ndërkohë jeni të gatshëm të merrni në konsideratë edhe mendimet e të tjerëve dhe për t’i vënë ato në peshore. Dashuria do t’ju ndihmojë në lidhje me punën, pasi keni një komunikim tepër të mirë.

Peshorja – Është koha e duhur. Jeni të mbushur me energji pozitive, të frymëzuar dhe do të kaloni momente të pa harruara me partnerin/en. Shtëpia e 9 – të e aventurës po ju jep sinjale për një të ardhme ideale, e cila nuk është shumë larg.

Akrepi – Situatat në marrëdhënien tuaj sot të do jenë pothuajse misterioze. Do të gjendeni mes shumë pikëpyetjeve, por mos dilni në përfundime të nxituara. Ndërgjegjja po luan një rol të madh në çështjen e marrëdhënies aktuale ku për fat të mirë do të jeni në gjendje të shqyrtoni çdo gjë që ka qenë në hije.

Shigjetari – Mënyra se si do të mund të reagoni ndaj një incidenti pak të hidhur në lidhjen sentimentale do të jetë shumë e rëndësishme për partnerin/en. Do ta gjeni veten në shtëpinë e 7 – të, e cila është shtëpia e të tjerëve. Në marrëdhënien që keni mbeteni gjithmonë të kënaqur pasi ju jeni forca dominuese.

Bricjapi – Sot çdo mendim të cilin do e nisni si praktikë do të ketë brenda shumë pasion. Është shumë e rëndësishme që ta lini mënjanë shakanë e të përqafoni seriozitetin në marrëdhënie. Nuk është në interesin tuaj që të përqendroheni vetëm në të qenit produktiv për sa i përket karrierës. Duhet të eksploroni më shpesh aventura romantike sepse do t’ju kujtojë se çfarë duhet marrë nga kjo jetë.

Ujori – Përpiquni që sot të jeni kudo produktiv pasi do të mund të josheni nga njerëz të rinj që do të njihni. Nuk do të mund të lini pa shprehur emocionet tuaja pasi jeni tip emotiv. Çdo gjë që deri dje ka qenë shumë e rëndësishme, sot ka kaluar në vendin e dytë. Në dashuri do të kaloni në një kapitull të ri.

Peshqit – Ndonjëherë është e rëndësishme që të keni prirje disi të veçanta për sa i përket marrëdhënies në çift. Jeni të vetëdijshëm që shpenzimi i kësaj dite me personat e duhur do të sjellë potenciale të mëdha, por një frikë brenda jush thotë se mund të humbisni çdo gjë.






Të ngjashme