Vazhdojnë “spastrimet” në administratën publike


Vazhdojnë “spastrimet” në administratën publike

15:04 07/06/2017 https://youtu.be/8q6AVDSNyTQ

Ministrat teknike të Partisë Demokratike në qeverinë Rama vazhdojnë spastrimet e administratës nga zyrtarë të angazhuar në fushatë elektorale. Ministrja e Financave Helga Vukaj ka kallëzuar penalisht tre zyrtarë të tatimeve dhe doganave.

Albert Halilaj, drejtor i Tatimeve në Kukës, është paditur në gjykatë për shkelje të kodit penal dhe marrje pjesë aktive në fushatën e socialistëve. Por sipas Partisë Socialiste në këtë qark, Halilaj ka qenë në një takim me banorët e fshatit Bicë në datën 17 maj në krah me kandidatin Safet Gjici, përpara se të vinin në detyrë ministrat teknikë. Edhe orari i këtij takimi, thotë PS e këtij qarku, ishte 19:00, jashtë orës zyrtare të punës.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Financave ka dërguar edhe fotot për dy doganierët Adratik Hamza i drejtorisë së Tiranës dhe Misto Kano i Kakavijës.

Të dy këta janë të krahut politik të socialistëve. Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar në krye të Postës Shqiptare Vangjush Andonin, i cili i përket socialistëve. Andoni është emëruar nga Këshilli i Postës pas shkarkimit te Majlind Lazimit të LSI-së, i cili e paditi penalisht ministren Ekonomi./

tvklan






Të ngjashme