Nëna lejon gjarprin të pickojë vajzën 1- vjeçare
Një grua në Florida është nën hetim, pasi ka postuar një video në rrjetin social Facebook duke treguar sesi një gjarpër i kuq i afrohet vajzës së saj 1 –vjeç dhe ajo nuk bën asnjë përpjekje për të ndalur.
Chartelle Geanette St. Laurent, 34 – vjeçe ka deklaruar para gjykatësve dhe arsyet se video ka qenë e qëllimshme dhe aspak për të dëmtuar foshnjën e saj. Laurent ka treguar se ajo vetë është rritur në një mjedis ku ka pasur shumë gjarpërinj dhe zvarranike dhe në këtë mënyrë dëshironte që dhe vajza e saj e vogël të mësohej njësoj si ajo. Por video- ja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. 34- vjeçarja kapi një gjarpër 14 cm dhe e vendosi para vajzës, i cili e pickoi. Laurenti tha se e kishte lejuar gjarprin të pickonte foshnjën për t'u siguruar që ajo nuk do dëmtohej. tvklan.al