Sorbetto me limon
Përgatitja: 30 minuta
Përbërësit për 4 persona:
440 ml ujë
190 ml lëng limoni
190 gr pluhur shurupi glukozë
13 gr dekstrozë
7.5 gr stabilizues
Përgatitja:
Përzieni së bashku sakarozin, glukozën, dekstrozin dhe stabilizuesin. Gjithë këtë masë hidheni ngadalë dhe pandërprerje në ujë që valon, duke e përzier mirë me një rrahëse dhe nxeheni deri në temperaturën 65oC.
Lëreni të ftohet dhe të qendrojë në temperaturë 4oC për 6 orë. Shtoni lëngun e limonit dhe hidheni sorbeton në një makineri akulloreje, duke e trazuar sa duhet, në varësi të llojit të makinerisë së akullores.
/tvklan.al