Monitorimi nga ajri për kanabis


Monitorimi nga ajri për kanabis

15:59 08/06/2017 https://youtu.be/KtqfMgqEGSk

Policia e Shtetit është rikthyer për monitorimin antikanabis në zonën e Dukagjinit, në Malësinë e Madhe dhe në Shkodër.

Ky qark është i pesti në listën e zonave të monitoruara nga ajri nga Policia në vend.

Pas nisjes nga Tirana, monitorimi kaloi në vargmalet  Dajt-Krujë deri në Kurbin, e më pas në Lezhë e Shkodër.

Në Shtoj, misionit monitorues iu bashkuan edhe katër inspektorë rendi të zonave të Pultit, Malësisë së Dukagjinit, Thethit etj.

Ata filmuan dhe fotografuan zonat e monitoruara, në zonën e Malësisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, Pukës, e Velipojës. Pamjet pritet të analizohen nga specialistët e policisë lokale.

Që prej muajit maj, policia ka kryer monitorime në 5 qarqe të vendit. Përkatësisht janë kontrolluar qarqet e Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Gjirokastrës. Në këto patrullime ajrore në tri raste, policia ka identifikuar bimë të mbjella me 91 rrënjë bimë kanabis në Vlorë.

Veç monitorimit që po kryen Policia e Shtetit, nga ajri po kryen kontrolle edhe misioni policor Italian Interforce. Në të gjitha rastet mbikëqyrja nga ajri ka synuar identifikimin e parcelave të kultivuara në ato hapësira ku uniformat nuk mund të mbërrijnë më këmbë./ TV KLAN 






Të ngjashme