Rrahin vjehrrin e motrës, arrestohen vëllezërit Zyka
Dy vëllezër janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Patosit pasi kishin rrahur vjehrrin e motrës së tyre.
Në një njoftim të Policisë së Fierit thuhet se në pranga përfunduan vëllezërit Emiljano dhe Erildo Zyka, respektivisht 29 deh 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël” Fier.
Ditën e djeshme ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre 62-vjeçarit J.S, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe trup.
Policia nuk dha detaje mbi arsyet e grindjes në familje./tvklan.al