ISIS paralajmëron fushatë terrori në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën
Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka paralajmëruar valë terrori në të gjitha shtetet e Ballkanit, pas sulmeve të përgjakshme në Evorpë.
“
Jo, betohemi në Allah, ne nuk e kemi harruar Ballkanin
”, paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS-it “
Rumiyah”, në një kërcënim të ri për valë terrori në rajon.
Në artikullin “Ballkani – Gjak për armiqtë, mjaltë për miqtë”, ISIS kërcënon në mënyrë direkt Serbët dhe Kroatët për rolet e tyre në luftrat ballkanike por edhe myslimanët ‘tradhtarë” ndaj besimit.
“
Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin përmes Beogradit, Zagrebit, Sarajevës, Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe qyteteve të tjera duke prerë kokat dhe derdhur gjakun e të pafeve
”, paralajmëron revista.
Artikulli paralajmëron se të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnje, Serbi, Sanxhak, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni do të shfarosen nëse “nuk kthehen në Islam”.
“
Gjaku juaj është më i ëmbël se ai i serbëve dhe kroatëve për n
e”, thuhet në revistë, sipas “Balkan Insight”.
Versioni në gjuhën boshnjake i revistës së ISIS-it që prej shtatorit të kaluar ka justifikuar sulmet e grupit terrorist anekënd botës.
Revista publikohet në shumë gjuhë, përfshirë arabishten, anglishten, turqishten, gjermanishten dhe Frëngjishten. Emri i saj në arabisht do të thotë “Romë” dhe mendohet se aludon rrëzimin e Perandorisë Romake.
Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një prej eksportuesve kryesore të xhihadistëve në Lindjen e Mesme. /tvklan.al