VIDEO / Sot hapet Sheshi “Skënderbej”, Rama: Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që duam


VIDEO / Sot hapet Sheshi “Skënderbej”, Rama: Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që duam

10:35 10/06/2017

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Mirëmëngjesi” të gjithë shqiptarëve duke zgjedhur t’i përshëndesë me pamjet e mrekullueshme të sheshit “Skënderbej”, i cili hapet sot pasdite me një koncert fantastik.

Rama e cilëson sheshin si “xhevahirin më të madh të kurorës së Rilindjes Urbane”

Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane. Sheshi Skënderbej, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që që duam.

Një rilindje e vështirë, plot 10 vjet nga dita kur nisi rrugëtimin projekti më ambicioz urban i Shqipërisë demokratike, mes pengesash, bllokimesh, shkatërrimesh e arrnimesh dëshpëruese, por një rilindje e denjë për kryeqytetin e shqiptarëve të shekullit XXI⭐⭐⭐⭐⭐”,

shkruan Rama.

Duke falenderuar stafin e Bashkisë së Tiranës për transformimin e mrekullueshëm që i ka bërë këtij sheshi, Rama e cilëson Kryebashkiakun Veliaj si “kryetarin fenomenal të Tironës që dum”. “Pres të shkel sonte qilimin fantastik të thurur me gurë nga të gjitha trevat ku jetojnë prej shekujsh shqiptarët dhe të shijoj realizimin e një ëndrre që për shumë kohë ngjante e dënuar me vdekje😊 . Një faleminderit me mirënjohje të thellë, arkitektëve të jashtëzakonshëm, inxhinierëve të ndërtimit e të mjedisit, botanistëve, sipërmarrësit, punëtorëve, supervizorëve, e padiskutim, ekipit të dikurshëm që e nisi këtë aventurë fantastike dhe ekipit të sotëm të Bashkisë së Re të Tiranës, ku padyshim diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum👍💪✌👐”, thekson Rama.

Kryeministri garanton se me fitimin e një mandate të dytë qeverisës, ai së bashku me kryebashkiakun Veliaj do të katërfishojnë punët publike që janë bërë në vetëm dy vjet në Tiranë.

Uroj megjithë zemër që në 25 qershor Tirana të na japë një mandat të fortë, për të bërë në katër vjetët e ardhshëm, së bashku me Lali Erin dhe ekipin e tij të shkëlqyer, katërfishin e punëve që kemi bërë në këta dy vjet të rizgjimit të fuqishëm të kryeqytetit tonë🌹”,

shprehet kreu i qeverisë./tvklan.al





Të ngjashme