Merkel: Jemi gati për bisedimet për Brexit
“Nuk shoh asnjë pengesë që bisedimet për Brexit të ndalojnë”
. Është ky qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel pas dështimit në zgjedhje të Theresa May-t për të formuar shumicën parlamentare.
Angela Merkel (kancelare e Gjermanise)
Kur Britania e Madhe të jetë gati, ne jemi gati të negociojmë. Ne i kemi përmbyllur udhëzimet dhe planin tonë. Besoj që edhe Londra do të respektojë afatet e përcaktuara.
Në deklaratën e parë pas zgjedhjeve të 8 Qershorit ku May humbi 13 vende në parlament, Merkel shpreson se Britania e Madhe do të mbetet një partner i ngushtë i BE-së. Nga ana tjetër, liderja kryesore e Bashkimit Europian, tha gjatë bisedimeve rëndësi thelbësore do të ketë interesi i tashmë 27 vendeve anëtarë.
Negociatat për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga blloku europian do të nisin më 19 Qershor.
Kryeministrja May deklaroi të premten se kabineti i saj i ri do të fokusohet në sigurinë e vendit dhe Brexit.
Tv Klan