Televizioni shtetëror i Sirisë: Vritet kreu i ISIS, al-Baghdadi
Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se drejtuesi i grupit terrorist të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë nga një sulm ajror.
Sipas këtij televizioni, vendstrehimi i terroristit më të kërkuar në botë u sulmua me artileri të rëndë në Raqqa të Sirisë.
Nuk dihet sa i vërtetë është ky pretendim për vrasjen e drejtuesit të ISIS. Megjithatë, nuk është hera e parë që al-Baghdadi është raportuar i vdekur. Shumë ekspertë janë skeptim për këto pretendime të fundit, raporton “The Sun”
./tvklan.al