Haki Çako: Mikel Shallari vrasësi i Artan Cukut, nuk e dimë kush është porositësi


Haki Çako: Mikel Shallari vrasësi i Artan Cukut, nuk e dimë kush është porositësi

13:17 11/06/2017

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka konfirmuar se 24-vjeçari Mikel Shallari është autori i vrasjes së ish-zyrtarit të lartë të policisë Artan Cuku.

Në një konferencë shtypi nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Çako u shpreh se përmes provave është arritur në konkluzionin se i riu ka ekzekutuar Artan Cukun natën e 8 prillit.

Por, hetimet vazhdojnë për të mësuar nëse Shallari është vetëm ekzekutori i këtij krimi apo edhe ideatori.

Autori i kësaj ngjarje është Mikel Shallari,  lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti në Tiranë. Roli i Mikel Shallarit është ekzekutor, ka dhe persona të tjerë të shpallur në kërkim siç janë bashkëuautorët, roli i të cilëve do të përcaktohet gjatë hetimeve. Provat e administruara deri në këtë moment janë të konsiderueshme”,

tha Çako.

Ndërkohë, prokurori i krimeve të rënda që ndjek hetimet për vrasjen e ish-zyrtarit të policisë, u shpreh se i dyshuari Mikel Shallari ka mohuar që të jetë ai vrasësi.

“Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon këmbëngul të mohojë përfshirjen në krim”,

u shpreh prokurori i çështjes.

Mikel Shallari rezulton të jetë person i skeduar nga policia dhe me precedent të mëparshëm penal. Për kapjen e tij u koordinuan hetimet mes Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policive të vendeve të Bashkimit Europian./

tvklan.al






Të ngjashme