Ministrat e G7 mblidhen në Itali për të diskutuar për mjedisin


Ministrat e G7 mblidhen në Itali për të diskutuar për mjedisin

14:19 11/06/2017

Vendet anëtare të G7 do të mblidhen në Bolonja të Italisë në një takim dy ditor ku do të diskutojnë për çështjen e mjedisit. Në këtë takim do të marrin pjesë ministrat e Mjedisit të vendeve të G7.

Diskutimet e takimit dy ditor do të fokusohen në reformat e taksave mjedisore, roli i bankave zhvillimore shumëpalëshe si dhe financimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm.

Në axhendën e diskutimeve është edhe dalja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Klimës.

Disa prej ministrave pritet që të përballen me delegacionin amerikan, të kryesuar nga shefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt.

/tvklan.al






Të ngjashme