
Rama kërkon qeverinë i vetëm, Vasili: Do ta hidhte Shqipërinë në greminë
Pak minuta pas komunikimit javor të kryeministrit Rama, ku tha se nuk ka asnjë motiv për të qëndruar në karrigen e kryeministrit me shantazhet e partive të koalicionit, ka reaguar edhe kryetari i LSI-së Petrit Vasili.
“Rama i do gjërat që t'i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë
”, tha Vasili në një postim në rrjetin social, Facebook.
Më lejoni sot t’jua them sinqerisht, fare troç, nuk kam më asnjë motiv në karrigen e kryeministrit si deri më sot, duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që për të marrë votat për reformat që të bëjmë shtet të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionet për të lëshuar drejtori në këmbim të votës dhe deri të vend pastruese në institucione për votën për një reformë, duke pranuar dorëzimin përballë këtij kanceri cfilitës në trupin e shtetit që duhet operuar rrënjësisht sot, për të vazhduar ngritjen në këmbë të shtetit shqiptar.
”/tvklan.al