Partia e Macron shënon fitore rekord në Francë
Partia e qendrës e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka korrur një fitore të madhe pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në France.
Në mbyllje të votimeve, projeksionet e para treguan se “La Republique on Marsh” do të ketë një numër rekord deputetësh, më shume se 400 nga 577 vendet e Asamblesë Kombëtare.
Partia e presidentit Macron u krijua pak me shumë se një vit më parë dhe shumë nga kandidatët kanë pak ose aspak përvojë politike.
Raundi i dytë i votimit zhvillohet të dielën e ardhshme.
Por, pjesëmarrja ishte e ulet, rreth 49% dhe analistet mendojnë se reflekton një ndjenjë të dorëheqjes midis kundërshtarëve të Macron.
/Tv Klan