Zgjedhjet në Kosovë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare


Zgjedhjet në Kosovë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

10:27 12/06/2017

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull për zgjedhjet e së dielës në Kosovë duke i kushtuar vëmendje në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje, duke e quajtur “befasia e madhe e zgjedhjeve”.

Vetëvendosje ka përfunduar e dyta, i vetmi subjekt që ka garuar vetëm, kundrejt koalicionit të madh të udhëhequr nga PDK-ja dhe koalicionit tjetër të udhëhequr nga LDK-ja.

Teksa ende nuk ka një rezultat përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, PDK-AAK-Nisma kanë gjithsej 34.3 për qind, Vetëvendosje ka 26.3 për qind, ndërsa LDK-AKR-Alternativa ka përfunduar me 25.8 për qind.

“Vetëvendosje ka fituar këto vota pasi ata kanë proklamuar se duan ta ndëshkojnë qeverinë

”, shkruan Reuters duke cituar Ismet Kryeziun, udhëheqësin e Demokracisë në Veprim.

Të drejtë vote kanë pasur rreth 1.9 milion banorë dhe atë e kanë shfrytëzuar vetëm 41.5, përqindja më e vogël qysh prej vitit 2008.

Edhe BBC i ka kushtuar një shkrim këtij procesi dhe rezultateve preliminare.

Shkrimin e saj dedikuar zgjedhjeve të parakohshme të 11 Qershorit ky medium e nis me fjalët se si

“një ish-komandant rebel i kërkuar nga Serbia për krime lufte i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas  rezultatet preliminare”.

“Ramush Haradinaj,  ish-kryeministër, udhëheq koalicionin  e qendrës së djathtë të partive që dolën nga konfliktit i viteve 1998-99 me Serbinë”

.

“Me 70% të votave të numëruara, komisioni zgjedhor tha se koalicioni i tij kishte fituar rreth një të tretën e votave”.

“Partia opozitare e krahut të majtë Vetëvendosje ka rreth 25%, ”

‘Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga shumica e vendeve të BE SHBA dhe, por jo me Serbinë apo aleati i saj Rusia”.

“Një fitore për Haradinajn, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të komplikojë marrëdhëniet me Serbinë, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij për krime lufte”.

“Koalicion i qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri në largim Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, qëndron me 25.8%”.

“Megjithatë, Ismet Kryeziu, i Demokracisë në Veprim, paralajmëroi se asnjë parti nuk duhet të festuar shumë shpejt”, theksohet në artikull./

KlanKosova






Të ngjashme