Vritet me thikë adoleshenti shqiptar në Gjermani
Një adoleshent nga Shqipëria është vrarë me thikë në Wiesbaden të Gjermanisë pas një përleshje mes dy grupeve. Ai është 19 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Media gjermane “FAZ.net” raporton se ngjarja ka ndodhur të dielën në orët e para të mëngjesit. Nga përleshja mes dy grupeve, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, 18 dhe 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia gjermane. Ndërkohë, shkaku i sherri mbetet i paqartë. Hetuesit do të marrin në pyetje dy të plagosurit për të mësuar më shumë rreth motiveve të kësaj ngjarje.
/tvklan.al