Shkrumbohet gjatë natës një automjet
Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, por sipas dëshmitarëve, makina ka qenë e parkuar poshtë pallati ku banonte pronari i saj.
Paraprakisht dyshohet për ndonjë defekt në makinë, por nuk përjashtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe policia po jeton për zbardhjen e saj./Abc News