Foto/ I vogël sa një pëllëmbë


Foto/ I vogël sa një pëllëmbë

13:35 12/06/2017

Kur Austin Douglas lindi peshonte vetëm 560 gramë, mjekët i thanë prindërve se kishte pak gjasa që i voglit të mbijetonte.

Austin kishte lindur kaq para kohe, 22 javë, sa lëkura e tij ishte e tejdukshme dhe mund t'i dalloje organet, ndërsa veshët dhe mushkëritë nuk ishin zhvilluar ende plotësisht.

Por tani, 10 muaj më vonë dhe pasi i mbijetoi 2 dy infeksioneve në mushkëri, prindërit shpresojnë se "mrekullia e tyre e vogël" do më në fund do të mund të lerë spitalin dhe të shkojë në shtëpi.

Bebet normalisht lindin pas 40 javësh, që do të thotë se Austin i vogël nga Leicester ishte në gjysmë të zhvillimit kur erdhi në jetë.

Nëna e tij Helen dhe bashkëshorti Rhys shpresojnë se do të mund ta marrin të birin në shtëpi në fund të Korrikut.

Duke folur për mediat britanike, Helen tha se kishte patur dhimbje të forta barku përpara se Austin të lindte dhe hemorragji.

"Ditën që lindi e dija që diçka nuk shkonte. Kisha një ndjesi të fortë për të shtyrë dhe shkova menjëherë në spital. Austin ishte gati për të dalë dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta ndaluar",

shpjegoi gruaja.

Ajo iu lut mjekëve që të bënin gjithçka për ta shpëtuar të voglin dhe që prej asaj dite ai vijon të luftojë./tvklan.al





Të ngjashme