12:26 20/05/2014Një grup jetimësh kanë dalë sot në protestë përpara Kuvendit në Ditën Kombëtare të Jetimëve. Ata kanë kërkuar nga qeveria aktuale më shumë mbështetje, arsim dhe strehim.Sipas tyre, ndihma ekonomike që shteti jep për jetimët është qesharake.Po me rastin e ditës së jetimëve, kryeministri Edi Rama dhe kryetari Kuvendit Ilir Meta kanë marrë pjesë në një aktivitet me titull “Jetimët Festojnë”.Kryetari Meta, teksa foli për këtë shtresë të shoqërisë pranoi se problemet e tyre janë të shumta dhe nuk mund të zgjidhen në një ditë.Edhe kryeministri Rama shprehu angazhimin e tij për një politikë të veçantë për jetimët.