Kallëzohet në Prokurori Plarent Ndreca, Sekretari i Përgjithshëm i MAS
Ministrja e Arsimit Mirela Karabina ka kallëzuar në Prokurori Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca.
Ai akuzohet për shkelje të rënda ligjore jashtë kompetencave të tij që cënojnë procesin e Maturës 2017.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Plarent Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.
/tvklan.al