Lista Forbes, të famshmit që fituan më shumë vitin e kaluar
Është koha që “Forbes” publikon listën me 100 njerëzit e famshëm që kanë fituar më shumë përgjatë vitit të kaluar.
Në majë të piramidës është Sean "Diddy" Combs, i cili fitoi 130 milionë dollarë vitin e kaluar. “BBC” raporton se ai rriti ndjeshëm fitimet duke u ngjitur në vendin e parë, prej vendit të 22, falë turit të fundit të koncerteve në SHBA, një marrëveshjeje marketingu me Vodkan sidhe linjës së tij të re të rrobave. Beyonce dhe JK Rowling zunë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë në renditje, por gratë përbëjnë vetëm 16 për qind të personave në listën e dominuar nga burrat. Gjysma e 10 të parëve janë këngëtarë, teksa në listë janë edhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe ylli i basketbollit, LeBron James. Ja lista me 10 të famshmit që fituan më shumë në 2016-ën:1. Sean "Diddy" Combs – 130 milionë dollarë
2. Beyonce Knowles - 105 milionë dollarë
3. JK Rowling - 95 milionë dollarë
4. Drake - 94 milionë dollarë
5. Cristiano Ronaldo - 93 milionë dollarë
6. The Weeknd - 92 milionë dollarë
7. Hoëard Stern - 90 milionë dollarë
8. Coldplay - 88 milionë dollarë
9. James Patterson - 87 milionë dollarë
10. LeBron James - 86 milionë dollarë
/tvklan.al