Berisha: Nuk do të ketë koalicion PS-PD
Zërat për një pakt të fshehtë mes Edi Ramës e Lulzim Bashës për të bashkëqeverisur pas zgjedhjeve të 25 qershorit i ka shuar ish-kryeministri Berisha. I ftuar në ABC News, Berisha mohoi se marrëveshja e 18 majit të ketë si produkt të saj një koalicion PS-PD, madje ai shkoi më tej kur e projektoi pasardhësin e tij në parti si kryeministrin e ardhshëm.
“
Unë personalisht nuk shikoj një koalicion të gjerë në Shqipëri. PD do të ketë shumicën kësaj radhe dhe më pas do shof. Nuk e shikoj një koalicion të gjerë. Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij.”
Për të treguar se përballë Lulzim Bashës në këto zgjedhje Edi Rama vjen sërish i sfiduar, Berisha nuk nguron të sjellë si argument gjestin më të fundit të kryeministrit në takimet e tij elektorale, të vendosur tashmë në çcdo logo të socialistëve.
“E shoh tani që vjen vërdallë me dy gishtat lart. Ai është simboli im i përjetshëm. Mënyra si e përdor tregon se është i pashpresë. Duket sikur kapet te kjo fije bari për të përfituar.”
Ndryshe nga Lulzim Basha që nuk lë rast pa atakuar në fushatë elektorale LSI-në, ish kryeministri Berisha faturën e keqqeverisjes dhe kanabizimit të vendit ia lë kryeministrit Rama.
“
Kanabizimin e Shqipërisë e bëri LSI-ja apo ai dhe Saje Qorri. Deklarata e Vasilit ka qenë ajo që ‘kontrolloni makinat mos ju fusin drogë’. Çdo të thotë kanabizim? Kthimi i shtetit në narko-shtet. Nuk është LSI-ja që ka dhënë koncesione”.
Kur pyetet për listat thotë se ato janë atribut I kryetarit të Partisë Demokratike, projektin e të cilit e sheh si tejet ambicioz për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Berisha listat projekti fitues Bashës
“Basha premton të çojë pensionet në 250 mijë lekë. Ky është premtimi më i vështirë. Ulja e taksave rrit të ardhurat. Këta i rritën taksat dhe nuk rritën as 1 të 5 e parashikimit. Taksa e sheshtë ulet me vetëm 1 %. Më e mira është ajo e uljes së TVSh-së nga 20 në 15 %. Në vitin e parë futen gati 400 milionë euro të cilat hyjnë në treg”.
Sa për sheshin “Skendërbej” nuk nguron ta cilësojë sërish një projekt klientelist e aspak në funksion të qytetarëve.
“Jam kundërshtar dhe bllokuesi i tij që në embrion. Ky është projekti i Edi Ramës. ky projekt është 90 mln metra katror në konflikt interesi. Studio është e tij, është e Surrelit. Sheshi nuk është në funksion të qytetarëve. Është në funksion të kullave të oligarkëve. Vajza e Linda Ramës është në borderonë e kompanisë që projektoi sheshin. Kompania që e ka ndërtuar ka një koklavitje. Erion Veliaj duhej të ndiqej penalisht nga vëllai i pronarit të kompanisë për vdekjen e Ardit Gjoklës”.
Tv Klan