Kishte kruarje në sy, mjekët tmerrohen nga ajo që gjejnë
Një grua shkoi tek mjekët duke u ankuar se kishte kruarje në njërin sy.
56 – vjeçarja nga India, e identifikuar vetëm me emrin Lalitha, iu nënshtrua disa analizave, përpara se mjekët të zbulonin se çfarë kishte që nuk shkonte me syrin e saj.
Ajo që zbuluan, i la pa fjalë.
Brenda syrit të gruas jetonte një krimb 7 centimetra i gjatë. Lalitha iu nënshtrua operacionit për heqjen e tij.
Por mjekët në spitalin e Ernakulam, në Kerala vendosën që ta regjistronin këtë ndërhyrje. Ata arritën ta hiqnin parazitin me sukses dhe operacioni zgjati rreth 10 minuta.
Me një inspektim më të afërt, krimbi që kishte gjetur strehë në syrin e gruas rezultoi se ishte
dirofilaria
.
*Këto krimba që shkaktohet nga një infeksion i quajtur dirofilariasis, zakonisht transmetohen nga mushkonjat, pleshtat apo morrat.
Në të gjithë botën janë regjistruar më pak se 900 raste të dirofilariasis që prej herës së parë që u dokumentua, në vitin 1885, sipas asaj që raporton Revista e Sëmundjeve Parazitare.
Pjesa më e madhe e rasteve raportohen nga Europa jugore dhe lindore, Sri Lanka, Italia, Franca, Greqia dhe Spanja.
/tvklan.al