Video/ Pranga 37 -vjeçarit, iu gjetën 25 kg drogë në banesë


Video/ Pranga 37 -vjeçarit, iu gjetën 25 kg drogë në banesë

08:46 14/06/2017 https://youtu.be/mSD4eLpcABE

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 37 – vjeçar, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij i është gjetur rreth 25 kg lëndë narkotike. Në pranga ka rënë  Armand Pashaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Njoftimi i policisë

Policia finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”.

Sekuestrohen rreth 25 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.                               

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

Arrestimi i Pashaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. 

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1  i  Kodit Penal./tvklan.al

 

 

 

 






Të ngjashme