Shqiptari përplaset nga treni në Greqi, humbet jetën
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident hekurudhor në Selanik të Greqisë. Ai është 25 vjeç, raporton media greke “Seleo.gr”.
Shqiptari ishte ulur pranë shinave të trenit në afërsi të fshatit Mesi. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 10:35 me orën lokale.
25-vjeçari u godit nga treni i pasagjerëve i linjës Selanik-Edesa. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Autoritetet greke nuk kanë bërë publik emrin e shqiptarit që humbi jetën./
tvklan.al