Shpallet fajtore gjyqtarja Majlinda Andrea


Shpallet fajtore gjyqtarja Majlinda Andrea

15:35 14/06/2017 https://youtu.be/4_14D6vhbBc

Gjykata e lartë ka shpallur fajtore gjyqtaren e kësaj gjykate Majlinda Andrean dhe e ka dënuar me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Por gjyqtarja nuk do të vuajë asnjë ditë burg pasi dënimi i konvertohet në 3 vite shërbim prove. Gjithashtu Andreas i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Një vit e 6 muaj burg u dënuan Odise Andrea bashkëshorti i gjyqtares dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar detyre publike. E njëjta masë dënimi u dha dhe për Ilia Çabirin dhe Petraq Dashin. Me një vit burg u dënua Eleni Lino. Për avokatët ky ishte një vendim i njëanshëm dhe ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarja Mjalinda Andrea ka marrë ryshfet 50 mijë euro për një çështje pronësie në qytetin e Sarandës. Paratë janë paguar nga Eleni Lino dhe Ilia Çabiri tek sekseri Petraq Dashi. Këto para më pas i janë dhënë nga ai bashkëshortit të gjyqtares, Odise Andrea. Gjykata vendosi që shuma prej 50 mije eurosh të kalojë në favor të shtetit. TV KLAN






Të ngjashme