Merkato kuqezi, shumë lojtarë pritet të ndryshojnë ekip


Merkato kuqezi, shumë lojtarë pritet të ndryshojnë ekip

17:44 14/06/2017

Kjo verë pritet të ketë të reja për të ardhmen e lojtarëve të Kombëtares.

Disa prej tyre presin të ndryshojnë ekip. Portieri Etrit Berisha pritet të qartësojë këto ditë për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Atalanta mund jetë përsëri ekipi i 28-vjeçarit, por më parë duhet arritur marrëveshja me Lazio.

Tek bergamaskët është kthyer Berat Gjimshiti pas sezonit te Avellino, por ai mund të shkojë sërish në huazim. Sipas mediave italiane interesohet Cesena për të në Serie B.

Pas Bologna Ledian Memushaj po tërheq vëmendjen edhe jashtë Italisë. Sion duket se po vlerëson mundësinë e afrimit të lojtarit.

Gjatë merkatos së verës është përfolur se mund të ndryshojnë ekip edhe Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Arlind Ajeti dhe Andi Lila.

/Tv Klan






Të ngjashme