Makina përplas dy kalimtarë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurën në qytetin e Gjirokastrës, në afërsi të rreth rrotullimit të Lagjes Punëtore.
Dy kalimtarë, një grua me iniciale V.I, rreth 55 – vjeçe dhe një djalë në të 30 – at me iniciale K.I janë përplasur nga një automjet, një Benz me targa AA760AZ që drejtohej nga 26 -vjeçari Ardi Aliko.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat 26 – vjeçarin Aliko, ndërsa në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al