Tërmet i fuqishëm 6.9 ballë, vdes një person
Së paku një person ka vdekur, pas një tërmeti shumë të fuqishëm që goditi kufirin mes Meksikës dhe Guatemalës, ditën e djeshme duke tronditur rreth 12 milionë banorë përfshirë edhe vendet fqinje.
Ekspertiza Gjeologjike tregoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.9, dhe pati raportime për rrëshqitjet e dheut, ndërprerjet e energjisë, dëmtimet ndaj shtëpive dhe dëmtimeve në të gjithë Guatemalën dhe Meksikën.
Si pasojë e tërmetit një person vdiq, gjatë kohës që ishte duke dalë nga kisha në provincën e Retalhuleu të Guatemalës, thanë zyrtarët e shërbimeve emergjente.
Ndërsa dhjetëra njerëz janë plagosur, mes tyre dhe fëmijë. .
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 ishte 8 km në jugperëndim të Tajumulco, Guatemalë./tvklan.al